Burbuqe Berisha dhe Kushtrim Hoxha, fitues të çmimit Kombëtar për Kinematografi

Prishtinë | 31 Kor 2019 | 11:46 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Gashi, ka ndarë çmimet për Kinematografi për vitin 2019, raporton Ekonomia Online.  

Çmimin Vjetor për Kinematografi e ka marrë regjisorja Burbuqe Berisha për filmin “Një tregim Prishtine” dhe aktori Kushtrim Hoxha për filmin “Nëntori i Ftohtë”. Çmimi shoqërohet me certifikatë të nënshkruar nga Ministri dhe shpërblimi në vlerë monetare prej 1.250€ ( njëmijë e dyqind e pesëdhjetë euro) për secilin, shumë e cila transferohet në llogarinë e përfituesve të çmimeve .

Çmimi Kombëtar për Vepër Jetësore “ Bekim Fehmiu” në Fushën e Kinematografisë i ndahet poetit dhe kritikut letrar Azem Shkreli – post mortum. Çmimi shoqërohet me një statuetë dhe një certifikatë të nënshkruar nga Ministri, dhe shpërblimi në vlerë monetare prej 5,000€ (pesë mijë euro), shumë e cila transferohet në llogarinë e trashëgimtarit të tij , z. Valon Shkreli . 

Ministri i MKRS-së, Kujtim Gashi, tha se këto çmime ndahen në shenjë falënderimi për sukseset në fushën e Kinematografisë.

“Është një ditë shumë e rëndësishme se gjithë ato rezultate që kanë ndodh në industrinë kosovare të filmit natyrisht që sot shpërblehen, Ministria e Kulturës në shenj falënderimi shpërblen. Ka qenë një përkushtim i jurisë profesionale që këto dy çmime të ndahen, jam shumë i lumtur që është bërë një punë shumë e madhe nga juria, gjithmonë kemi me qenë në mbështetje në përkrahje për gjithë punën e mirë që e keni bë. Për këto rezultate e kemi rritë buxhetin për Qendrën Kinematografike, sot Ministria e Kulturës e ka një përkushtim më të madh për aktorët tonë, kjo punë do të përkushtohet tashmë më shumë ne arenën botërore” , tha ministri Gashi, raporton EO.

Regjisorja Burbuqe Berisha fituese e çmimit “Bekim Fehmiu” falënderoi ministrin Gashi për shpërblimet duke u shprehur se është privilegj të marr këtë çmim.

“Jemi të lumtur që ka qenë filmi që ka pasë më së paku buxhet, por është kry me kohë dhe ka qenë në disa festivale, ka qenë një film që është punuar me shumë përkushtim, për mua çmimi Bekim Fehmiu është një privilegj ta marr”, tha Berisha.

Valon Shkreli, djali i poetit Azem Shkrelit tha se është i nderuar që ndahet ky çmim me emrin e babait të tij.

“Jemi të nderuar që na e keni dhënë këtë çmim, ju falënderohem ty dhe gjithë stafit për ruajtjen dhe kultivimin e vlerave artistike dhe të vazhdoni me këtë punë të mirë”, tha Shkreli, raporton EO.

Lexo më shumë:

Të ngjashme