Fotografia nga zjarret në Shqipëri, ndër fotot më të mira në botë

Tiranë | 13 Gus 2017 | 10:02 | Nga

Protestat në Nairobi, zjarret në Europë, Kampionati Botëror i Atletikës dhe sulmet ajrore në Siri –janë lajmet e javës së kapur nga fotoreporterët më të mirë të botës pasqyruar nga “The Guardian”.

Mes tyre është edhe fotografia e Gent Shkullakut, nga zjarri masiv në Sarandë.

“Një rojtar pylli teksa përpiqet të shuajë një zjarr në rajonin e malit Muzina. Zjarret në pyje janë përhapur në të gjithë Shqipërinë, veçanërisht në zonat e largëta, pasi vendi është ngulfatur nga një valë e nxehtë. Fotografia: Gent Shkullaku/ AFP”, raporton The Guardian.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme