Përcillet sot për në banesën e fundit aktori i humorit

Prishtinë | 04 Qer 2019 | 10:33 | Nga Ekonomia Online

Disa ditë pas ndarjes nga jeta të aktorit të humorit Muhamet Lika, ditën e sotme do të zhvillohen homazhet në nder të tij.

Homazhet në nder të ‘Mjeshtrit të madh’ do të mbahen në orën 12.00 – 14.00 në hollin e teatrit ‘Petro Marko’ për të vijuar më tej ceremoninë e përcjelljes për në varrezat e qytetit.

Më 31 maj u nda nga jeta në Itali, aktori i njohur i humorit Muhamet Liko. 64-vjeçari me pseudonimin e artit “Meti” vuante prej kohësh nga sëmundja e zemrës, ndërsa ishte për kurim në Itali.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme