Promovohet libri “The City is Everywhere” që pasqyron Kosovën e okupuar në vitet ’90

Prishtinë | 26 Dhj 2018 | 19:31 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” është promovuar libri “The City is Everywhere”, produkt i Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venedikut, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi tha është i lumtur që sot jemi mbledhur bashkë për të përmbyllur një proces tejet të rëndësishëm, një storje siç e cilëson ai mjaft të suksesshme të shtetit te Kosovës, përfaqësimin e saj jashtë vendit në një nga ngjarjet më të rëndësishme të kulturës e të artit ne botë, pjesëmarrjen në Bienalen e Venedikut për vitin 2018.

“Sot po e përmbyllim një edicion shume të suksesshëm të Kosovës në Bienalen e Venedikut, përmes promovimit të librit “The City is Everywhere” apo “Qyteti është kudo”, me emrin e njëjtë të Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Vendikut për këtë vit”, tha Gashi.

“Duke marrë shkas nga përfaqësimi i dinjitetshëm e tejet serioz i shtetit tonë në Bienalen e Venedikut dua të theksoj se me prezencën e saj në skenën kulturore e artistike ndërkombëtare në këto vitet e fundit, Kosova ka dhënë shembullin më të mirë të suksesit në bërjen e diplomacisë kulturore. Duke qenë se Kosova në vazhdimësi ka prodhuar lajme për sukseset e artistëve tanë kudo në botë, kjo ka ndihmuar edhe në forcimin e subjektivitetit të shtetit tonë si dhe në krijimin e një imazhi të mirë për Kosovën”, tha ai.

“Unë personalisht nga prezantimi i Kosovës ketë vit ne Bienale jam edhe më i përkushtuar dhe më këmbëngulës në përkrahjen e krijuesve tanë”, shtoi Gashi.

Gashi tha se si Ministër i Kulturës, ka qenë nder i madh qe ndër vendimet e tij të para si Ministër të jetë vendimmarrja për pjesëmarrjen e Kosovës në Ekspozitën e 16 të Arkitekturës në Bienalen e Venedikut për vitin 2018, pas një mungese në vitin e mëparshëm.

“Prezenca e Kosovës në një nga ngjarjet më të rëndësishme të kulturës e artit në botë, siç është Bienalja e Venedikut është tejet e rëndësishme për shtetin dhe shoqërinë tonë, andaj prezantimi i shtetit tonë në këtë ngjarje sa ka qenë nderë e privilegj ka qenë edhe sfidues në aspektin e prezantimit me temën dhe rrëfimin tone, por fatbardhësisht ia dolëm në mënyrën më të mire”, tha Gashi.

“Me botimin e librit për temën e prezantimit në Bienale ne po e lëmë trashëgimi edhe një libër ku gjerësisht trajtohet tema e hapur nga ne për rezistencën kolektive të shoqërisë shqiptare në Kosovë në vitet më të vështira të okupimit, pra vitet e 90. Rrëfimi jonë është një rrëfim unik ne sensin e mobilizimit dhe mbijetesës kolektive te shqiptareve të Kosovës ne vitet e -90-ta, i cili aq sa është i rëndësishëm te ndahet me të tjerët ne kontekstin global, besoj se ka ardhur koha qe edhe ne kontekstin lokal, për shkak se ne nuk kemi folur, nuk kemi shkruar dhe nuk i kemi memorizuar ende zyrtarisht shumë nga ngjarjet dhe temat qe e kane ndikuar shtetformimin e Kosovës ndër vite, shtoi Gashi.

Gashi tha se kjo ka rëndësi edhe për gjeneratat e reja që ta njohin më mirë vendin e tyre dhe përpjekjet për liri dhe pavarësi.

“Jam shume i lumtur qe përveç se rrëfimi ynë para botës në Bienalen e Venedikut jep një pasqyre të rezistencës sonë kolektive, kjo nisme brenda nesh do ta hap derën edhe për rrëfimet e tjera te këtyre viteve qe i kontribuuan shtetndërtimit të Kosovës”, tha Gashi.

Jehona Shyti, komisionere e pavijonit e Republikës së Kosovës tha se ka qenë e nderuar që ka udhëhequr procesin e bienales së Venedikut dhe që ka qenë dëshmitare e një suksesi të madh të Kosovës, raporton EO.

“Unë paraqitjen e Kosovës e shoh në dy dimensione, e para prezantimi i suksesshëm sepse edhe kritika ndërkombëtare e ka cilësuar si një nga pavijonet më të mira të prezantuara dhe kemi arrit të bëjmë një përfaqësim të mirë të shtetit dhe të kemi një imazh të mirë të Kosovës sepse edhe pse si vend i vogël i kemi bërë përfaqësim të mirë Kosovës dhe e dyta si një faqe e re për të ndërtuar kontributin e shoqërisë kosovare për të luftuar okupimin dhe të drejtat që kontributi i secilit ka qenë që mos me humb gjeneratat tjera”, tha Shyti.

Arkitektja, Eliza Hoxha tha se asgjë nuk bëhet vetëm dhe ka falënderuar të gjithë që kanë ndihmuar në këtë proces. Hoxha tha se ky libër do të u shërbej në të ardhmen gjitha gjeneratave.

“Rikthimi i një gjendje që ne kemi kaluar me përjetu si një momentum normal, ideja e shkollave e një qyteti të dyfishit për etnitë që kanë jetuar aty nuk ka qenë e njëjtë, aspekti i vullnetarizmit është bërë në idenë e momentit kur ne kemi qenë viktime e pas lufte nuk ka qenë prezent, është mirë kur ne bëhemi bashkë kur jemi në kohë të vështira dhe kur jemi mirë duhet të qëndrojmë pranë njëri-tjetrit”, tha ajo.

“Shteti i Kosovës nuk ka lind as pas luftës dhe as më 17 shkurt, por kur ne kemi vendos me iu përkushtuar ëndrrave tona dhe me vazhdu përpara”, tha Hoxha.

Ardita Byci-Jakupi komisionere e pavijonit e Republikës së Kosovës ka shpjeguar fazat nëpër të cilat ka kaluar përmbajtja e librit duke filluar nga grumbullimi i të dhënave, analiza e hartave, kodimi apo baza e të të dhënave etj.

Sociologia, Linda Gusia tha se gjeneratat e reja nuk duhet harruar asnjëherë të kaluarën dhe ky libër është mënyra më e mirë për të kujtuar dhe ajo se çfarë kemi kaluar të mos përsëritet asnjëherë.

“Reprezentimi i të kaluarës sonë në këtë mënyrë është për me kujtu se çka ka ndodh, me reflektu nuk vije vetëm nga nevoja me kujtu të kaluarën, por me u përkujdes që e kaluara të mos të përsëritet”, tha Gusia.

Të ngjashme