Arteta nis me barazim karrierën si trajner i Arsenalit

Prishtinë | 26 Dhj 2019 | 17:57 | Nga Ekonomia Online

Mikel Arteta ka nisur me barazim karrierën si trajner i Arsenalit. “Topçinjtë” barazuan si mysafirë të Bournemouthit 1 me 1 në kuadër të xhiros së 19-të në Premier Ligë.

Edhe pse dominoi në ndeshje, Arsenali u gjet në disavantazh në minutën e 35-të. Dan Gosling realizoi për 1 me 0. Për Arsenalin, Pierre-Emerick Aubameyang doli sërish shpëtimtari. Ai shënoi në minutën e 64-të për 1 me 1.

Pas këtij barazimi, Arsenali ngelet i 11-ti me 24 pikë të tubuara. Bournemouthi ka 20 pikë në pozitën e 14-të.

Të ngjashme