Arthur thotë se është pranë transferimit në Barcelonë

Prishtinë | 22 Shk 2018 | 17:03 | Nga

Arthur ka lënë të kuptohet se kalimi i tij nga Gremio në Barcelonë është në binarë, edhe pse klubi brazilian e ka mohuar se transferimi i tij është i pashmangshëm.

Presidenti i Gremios, Romildo Bolzan, sugjeroi këtë javë se lajmet se është arritur marrëveshje në vlerë 40 milionë euro janë të pavërteta, transmeton Express.

Arthur u fotografua i veshur me fanellën e klubit katalan në një takim me drejtorin sportiv të Barçës, Robert Fernandez, në muajin dhjetor.

Ndërkohë, Diario Sport e citon mesfushorin të ketë thënë se transferimi i tij në Barcelonë është në rrugën e duhur.

“Kalimi im në klub [Barcelonë] është në binarë, por asgjë ende nuk është nënshkruar”, ka thënë ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme