Galeria Kombëtare e Kosovës dhe Instituti Italian për Kulturë dhe Ambasada Italiane në Prishtinë, në bashkëpunim me Fakultetin e Arteve, kanë bërë sot në Prishtinë prezantimin e dytë të video artistëve nga vitet e 70-ta e deri në ditët e sotme me titullin “Ekrane përballë”, raporton EkonomiaOnline.
Drejtoresha e Institutit Italian për Kulturë, Aleksandra Bertini Malgarini, theksoi se këto video artistike kanë për qëllim që të sjellin kulturën italiane në Kosovë.
Malgarini njoftoi se këto videoaritisike nga artistët italianë mund të ndihmojnë artistët dhe studentët të eksperimentojnë këtë edhe tani.
“Kemi ardhur në Prishtinë që të sjellim për studentët e fakultetit të artistë selektimin e video artit dhe video artistike nga Italia. Ideja ka ardhur sepse në ditët e sotme ne kemi folur vetëm për video filmat dhe video imagjinuese dhe jo për videot se si kanë qenë në realitet”.
“Sot kemi tabletet si dhe telefonat celularë, ne mund të bëjmë çdo gjë tani. Para 30 viteve ne nuk kemi pasur mundësi të shohim revolucionin e videove dhe fotografive. Ne kemi bërë një eksperiment nga artistët italian. Kjo mund të ndihmojë artistët e sidomos studentet të eksperimentojnë dhe të bëjnë këtë edhe tani”, tha ajo.
Malgerini deklaroi për Ekonomia Online se arsyeja se pse mori emrin “Ekrane Përballë” ishin format shprehese që takojnë imagjinatën në dy ekrane.
“Kuratori i programit e ka parë të rëndësishme të prezantoj videofilmin nga vitet e 60 deri në ditët e sotme. Mori emrin “Ekrane përballë” sepse ideja është që gjuhët e përfshira dhe imazhet në lëvizje nga njëra anë, artet pamore nga ana tjetër. Dy forma shprehëse që takojnë imagjinatën e të njëjtit artistë duke realizuar ndërhyrje stimuluese”, tha ajo.
Me tej, ajo tha se Kosova ka popullatën më të re, andaj është e rëndësishme që studentët të kenë njohuri për të kaluarën e vendit.
“Ne kemi provuar të sjellim të studentët artin, muzikën, letërsinë. Ju jeni një popull i ri dhe është mirë për ju të shihni dhe të keni njohuri pasi keni pasur shumë të kaluara të rëndësishme”,u shpreh Malgarini.