Një artist nga Siria, mbledh dhe pastron sende të ndryshme të luftës, e më pas i vizaton dhe i lyen për t’i kthyer ato në vepra arti.
Akram Abo Alfonz, që jeton në qytetin e rrethuar të Dumas, kalon kohën duke punuar në këtë lloj projekti që e ka quajtur “Ngjyrosjet e Vdekjes”.Para se të fillonte lufta, Alfonz ka punuar në qelq, por pasi gjithçka është rrënuar, ai ka zgjedhur këtë mënyrë të pazakontë të artit.
Këto punë ai thotë se i bën në mënyrë që fëmijët e tij të mos frikësohen aq shumë nga bombat.Me vizatimet që kanë linja të prera dhe ngjyra të shumta, Alfonz dëshiron të tregojë se sirianët janë njerëz të paqes dhe dashurisë.