Gonxhe Çaushi, asambleistja shqiptare nga radhët e PDK-së në komunën e Mitrovicës së Veriut, ka thënë se vendimi i presidentit të Kosovës Hashim Thaçi që të mbahen zgjedhje në Veri të vendit është i drejtë.
Çaushi tha se pati mjaftueshëm kohë për komunitetin serb për ta pasur mundësinë që të qeverisin në komunat e tyre.
”Vendimin e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi e shoh krejtësisht të matur duke marrë parasysh që iu ka dhënë mjaft kohë komunitetit serb të reflektojnë për të qeverisur në komunat e tyre”, transmeton Klan Kosova.
”Kërkesat e qytetarëve dhe problematikat e tyre janë në baza ditore, mungesa e kryetarit të komunës është jonormale dhe pati ndikim por situata ka qenë e qetë”.
”Nevojat e qytetarëve kanë qenë në baza ditore dhe me kërkesat e tyre janë marrë stafi administrativ”.
Asambleistja e PDK-së në Veri të Mitrovicës, Gonxhe Çaushi, nuk pohoi nëse ajo edhe kësaj radhe do të kandidojë për postin e kryetares.
”Është çështje e brendshme partisë, shohim ditëve në vazhdim se si do të qëndrojmë”.
”Nuk jam përgatitur sepse kandidatura për kryetare ndërlidhet me disa çështje të brendshme të partisë dhe faktorë të tjerë”.