Ekonomia Online
FUNDIT

Asamblistë të opozitës në Lipjan marsh protestues në mbrojtje të fjalës së lirë të gazetarëve

Asamblistë të opozitës në Lipjan marsh protestues në mbrojtje të fjalës së lirë të gazetarëve

Asamblistët e Kuvendit komunal nga opozita në Lipjan sot do të mbajnë një marsh protestues paqësor në mbrojtje të fjalës së lirë dhe sulmit ndaj gazetarëve që sipas tyre po i bënë ekzekutivi i komunës së Lipjanit. Marshi do të ketë këto moto ’Ndalni sulmet ndaj gazetarëve!;Mos e vritni lirinë e shprehjes!; Shkruaj, mos u […]

Asamblistët e Kuvendit komunal nga opozita në Lipjan sot do të mbajnë një marsh protestues paqësor në mbrojtje të fjalës së lirë dhe sulmit ndaj gazetarëve që sipas tyre po i bënë ekzekutivi i komunës së Lipjanit.

Marshi do të ketë këto moto ’Ndalni sulmet ndaj gazetarëve!;Mos e vritni lirinë e shprehjes!; Shkruaj, mos u frikëso!;Ndëshkimi vret lirinë e shprehjes!;Jemi shtet demokratik!

Marshi po organizohet pas rastit të Agim Ademit, gazetar i Kohës Ditore, i cili thotë se ëshë kërcënuar nga drejtori i Administratës në këtë komunë.

Për këtë rast ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, duke thënë se e dënon kërcënimin dhe gjuhën banale të zyrtarit Avni Olluri, drejtor i Administratës në Komunën e Lipjanit, ndaj gazetarit të “Kohës Ditore”, Agim Ademi.

Të ngjashme