“Asfalt apo çlirimi i veriut e armatimi”, Basha i VV-së kritikon opozitën lavdëron Kurtin

Prishtinë | 16 Jan 2024 | 19:04 | Nga Ekonomia Online

Çlirimi i veriut” prej bandave të kryekriminelit, Milan Radojcic, ka ndodhur për dy arsye ka theksuar deputeti i VV-së, Dimal Basha, duke shtuar se arsyet janë “përgatitja profesionale e Policisë, armatimi i tyre dhe arsyeja e dytë është vullnet i hekur që ka emër, Albin Kurti”.

Në FIVE të Dukagjinit së pari Basha ka akuzuar opozitën se kanë bërë pazare me kryekriminelin e veriut, teksa ka shtuar se sot Radojçiqi po luftohet së bashku me grupet e tij kriminale.Këta kanë bërë pazare me ta, kane qenë pjesë e pazareve edhe krimet që janë bërë janë kanë në lidhje. Shiqo, Radojcici kujt kontrbandu mall, jo serbëve po shqiptarëve këndej. Ka pasur shqiptarëve që kanë qenë të lidhur me ta. Ne kemi filluar me fitu bejte më ta, këta s’kanë pasur betejë këta kanë pasur koalicion. Për më të tepër bashkia ndërkombëtarëve e di sa presion e kemi pasur, edh opozita dilte e trojke mos gaboni me shku atje se a jeni duke na prish me ndërkombëtarët…e din pse po e përmendi (Kurtin), se kur e ka çu policinë (në veri), u dashtë me i bo disa punë të tjera, është dashtë më i bë nja katër stacione policore se s’kanë qenë, është dashtë me mbush me armatim edh eme bel armatim, është dashtë me ble autoblinda edhe kemi blerë ma shumë sesa këta kanë blerë për 20 vjet të policisë… duhet edhe vullneti politik, se kur të hysh në betoj policia është vegës e shtetit po Albin Kurti i ka ndejtë mbrapa policisë ua ka dhënë edhe mjetet edhe pajisje edhe iu ka thënë shkoni deri në fund…”, ak theksuar Basha

Basha duke kritikuar qeverinë e mëhershme për mos punë në asketin e sigurisë, por, se vetëm kanë shtruar asfalt, ka theksuar se “nuk të vyen asfalti kur rrezikohet okupimi çdo minutë”.

Gjithashtu, ai i ka akuzuar opozitë si bashkëpunëtorë të Radojçiqit.

“Çlirimi i veriut prej bandave kriminale të Radojçiqi, bashkëpunëtorëve të opozitës dikur ka ndodhur për shkak për dy arsye: në një përgatitja profesionale e policisë dhe armatimi i tyre dhe vullnetin të hekurt që ka emër, e ai quhet Albin Kurti.

Të ngjashme