Asfaltohet rruga dhe rregullohet ura në fshatin Bistricë në veri të Mitrovicës

Prishtinë | 06 Jan 2023 | 13:43 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka publikuar pamje nga asfaltimi i rrugës dhe urës në fshatin Bistricë në veri të Mitrovicës.

Aliu, ka shkruar se projekte dhe punë konkrete për rezultate konkrete për vitin 2023.

“Projekte e punë konkrete, për rezultate konkrete në vitin që sapo kemi hyrë”.

“Pamje të fshatit Bistricë, në veri të Mitrovicës, ku po vazhdon asfaltimi i rrugëve dhe rregullimi i urës së fshatit”, ka shkruar Aliu.

Të ngjashme