Asgjësohen 20 tonë mish gjedhi

Prishtinë | 04 Tet 2016 | 20:11 | Nga

20 tonë me mish gjedhi, i dedikuar për Kosovë, është bllokuar në pikën kufitare në Vërmicë, pasi i njëjti është tentuar të futet në treg me dokumente të falsifikuara.

Mishi është importuar nga Belgjika dhe se të gjitha dokumentet e këtij vendi kanë ardhur të falsifikuara.

Ky tentim i futjes së produktit ushqimor me afat të skaduar ndodh pak kohë pas një rasti tjetër të tentimit të importimit të prodhimeve ushqimore po me afat të skaduar . Me hetimin e këtij rasti, është duke u marrë njësia për krime ekonomike, duke marrë në pyetje kompaninë që merret me prodhimin e disa produkteve të mishit, drejtues të së cilës u kanë ofruar dokumente, me pretendimin se ata janë mashtruar nga kompania e huaj në vlerë prej mbi 40 mijë eurosh.

Drejtuesit e kësaj kompanie mësohet t’u kenë treguar hetuesve se mishin e kanë blerë në berzën ndërkombëtare dhe sipas dokumenteve të prezantuara, thuhet që mishi është në gjendje të rregullt.
Ky rast ka hyrë në anale të hetimeve ndërkombëtare, pasi nga Belgjika në vendin e ngjarjes kanë zbritur edhe hetues nga ky vend.

Kohavisioni mëson se brenda paketimeve është gjetur mish, të cilit i kishte skaduar afati që në vitin 2014, por që mbi të është vendosur një tiketë tjetër, ku është shkruar se mishi ende ka afat të përdorimit.

Të ngjashme