ASK: Tregtia me pakicë jo në dyqane shënon rënie

Prishtinë | 28 Dhj 2016 | 15:13 | Nga

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat Afatshkurta të Tregtisë me Pakicë” për tremujorin e tretë (TM3-2016).

Në bazë të të dhënave të publikuara, vërehet se në TM3-2016 ka rritje, krahasuar me TM2-2016 te tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara (1.5%); dhe Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara (0.4%), raporton Ekonomia Online.

Ndërsa, rënie kanë pasur: Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje (4.0%); Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara (2.2%); Tregtia me pakicë e karburantit për automjete në dyqane të specializuara (2.1%); Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara (2.0%); Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara (1.7%); si dhe Tregtia me pakicë e mallrave të tjera në dyqane të specializuara (0.7%).

Ndërkaq, krahasuar TM3 2016 me TM3 2015 ka rritje te: Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara (49.2%); Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje (15.4%); Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara (8.8%).

Kurse, rënie kanë pasur: Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara (21.5%); Tregtia me pakicë e karburantit për automjete në dyqane të specializuar (12.2%); Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara (10.9%); Tregtia me pakicë e mallrave të tjera në dyqane të specializuara (5.0%).

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme