Asnjë deputet në sallë, mbyllet seanca e Kuvendit

Prishtinë | 26 Dhj 2018 | 12:52 | Nga Emine Shehu

Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, e ka shpallur të mbyllur seancën pasi asnjë deputet nuk ka qenë në sallë, raporton Ekonomia Online.

Ndonëse ishte e paraparë që seanca të fillonte në orën 10:00, ajo nuk u mbajt pasi që në sallën e Kuvendit nuk ishin të pranishëm deputetët e opozitës.

Opozita në Kuvendin e Kosovës, vonesën e fillimit të seancës së jashtëzakonshme e kanë quajtur papërgjegjësi nga ana e mazhorancës.

Në këtë seancë ishte i paraparë diskutimi lidhur me dokumentin e përgatitur nga Qeveria e Kosovës si “Draft-marrëveshja gjithëpërfshirëse midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë”.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme