Asnjë fjalë nga presidentja e kryeministri për gjykimin, në çfarë planeti po jetojnë?

Prishtinë | 05 Pri 2023 | 13:16 | Nga Melihate Tërmkolli

Po të ishte Presidenti Rugova, e pakta që do të bënte dje, ai do të niste një letër Gjykatës Speciale në mbrojtje të luftës së UҪK-së dhe popullit të Kosovës për çlirim nga okupatori gjenocidal serb dhe do të uronte pafajësinë e të gjithë të akuzuarëve.

Burrështetasi e patrioti i vërtetë, në rend të parë vë interesin e shtetit!

Asnjë fjalë nga Presidentja, tani! Asnjë fjalë nga Kryeministri, tani!

Ku po jetojnë përfaqësuesit më të lartë të Kosovës, në çfarë planeti janë?!

Presidentja u muar me plotësimin e “stafit” të saj, ndërsa Kryeministri dhe ndihmësit e tij me ”Zajedenicën”!

Turpi ka emër e mbiemër!

Dhe jo vetëm turpi!

Në themele të lirisë e pavarësisë së Kosovës janë LDK me Presidentin Rugova dhe UҪK!

Me SHBA-të e NATO-n!

Këtë s’mund ta ndryshojë as ta zhbëjë askush dhe asnjëherë!

Të ngjashme