Asnjë rast me COVID-19 për të dytën ditë radhazi në Kosovë

Prishtinë | 07 Qer 2022 | 15:10 | Nga Ekonomia Online

Asnjë rast pozitiv me COVID-19 nuk është regjistruar të martën, për të dytën ditë radhazi në Kosovë.

Sipas njoftimit të ministrisë së Shëndetësisë, nuk ka as raste të vdekjes si pasojë e koronavirusit. Ndërkohë, numri i rasteve aktive është 49.

Sa i përket vaksinimit, në 24 orët e fundit janë vaksinuar 91 persona.

Me dozë të dytë deri tani janë vaksinuar 823.271, ndërkaq me dozë të tretë dhe përforcuese janë vaksinuar 102.866.

Të ngjashme