Këshilli i Ministrave i jep dritën jeshile liberalizimit të vizave, vendimi mbetet në duart e PE-së

Prishtinë | 09 Mar 2023 | 13:23 | Nga Ekonomia Online

Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian e aprovoi në lexim të parë vendimin final për heqjen e vizave për shtetas të Kosovës .

Lajmin e ka bërë njohësi i politikave të BE-së, Demush Shasha.

“Këshilli I Ministrave miratoi me unanimitet liberalizimin e vizave për Kosovën. Ndjenjë e veçantë të shohësh se si një sagë 10 vjeçare përfundon brenda 10 sekondash të një mbledhjeje”, ka shkruar Shasha.

Sipas rregullave të publikuara nga Parlamenti Evropian, liberalizimi i vizave për shtetasit do të thotë se do të kenë kohë të qëndrojnë 90 ditë në Zonën Shengen në periudhën prej 180 ditësh.

Ky vendim hyn në fuqi më 1 janar të vitit 2024.

Kosova ka bërë veprime të mëdha për të përmirësuar sigurinë e saj në menaxhimin e migracionit dhe të përshtatjes së politikës së saj të vizave me atë të BE-së.

Kështu tha ministrja suedeze për Migracion Maria Malmer Stenergard.

Tashmë i mbetet Parlamentit Evropian që ta ndërmarrë hapin final rreth heqjes së vizave të kosovarëve.

Të ngjashme