Asociacioni i komunave serbe, në vitin 2021

Prishtinë | 22 Sht 2017 | 15:54 | Nga

Dhjetë ditë pos formimit të Qeverisë së Kosovës, është miratuar programi me të cilin parashihet që deri në vitin 2021 të formohet Asociacioni i Komunave serbe sipas Marrëveshjes së Brukseli, transmeton Koha.net.

Që të formohet AKS, sipas gazetës së Beogradit “Politika”, janë paraparë pesë hapa.

Hapi i parë është që Qeveria e Kosovës të miratojë dekretin për formimin e AKS-së p. Pas tij Kushtetuta e Kosovës duhet ta miratojë këtë dekret me të cilin krijohen kushtet që AKS të futet në sistemin e drejtësisë. Hapi i tretë është që ekipi drejtues, i cili përbëhet nga katër serbë, të hartojë projektstatutin dhe t’ia dërgojë atë Brukelit.

Pastaj, në hapin e katërt ,delegacionet nga Beogradi e Prishtina në BE do të harmonizojnë detajet e këtij dokumenti. Kur të marrë fund kjo, parashihet mbajtja e Kuvendit themelues të AKS-së me ç’rast edhe përfundon i gjithë procesi.

Nënkryetari aktual i Qeverisë së Kosovës dhe ministri për Komunitete e kthim Dalibor Jevtiq për këtë gazetë të Beogradit ka thënë se Lista Serbe ka insistuar që në programin e Qeverisë së re të futen dispozitat e marrëveshjes së koalicionit me partitë shqiptare e njëkohësisht edhe detyrimet ndërkombëtare të Kosovës.

„Kjo në radhë të parë do të thotë formim i AKS-së, pastaj mënjanimi i pengesave politike e administrative për kthimin e serbëve të shpërngulur dhe përmirësimin e kushteve të tyre. Të gjitha këto i kam propozuari si ministër dhe këto i ka pranuar Qeveria. Kemi insistuar që formimi i AKS-së zyrtarisht të jetë në mandatin e Qeverisë së Kosovës nga viti 2017 deri në vitin 2021 dhe kjo është bërë”, citon “politika” të ketë thënë Jevtiq.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme