Është mbajtur konferenca vjetore e Asociacionit të Spitaleve Private të Kosovës/ASPKS, fokusuar në temën “Sistemi Shëndetësor në Kosovë”.
Konferenca është organizuar në nivel Evropian, duke marrë parasysh pjesëmarrjen e Unionit Evropian të Spitaleve Private/UEHP , përkatësisht Presidentit të kësaj organizate, z. Paul Garassus nga Franca, si dhe përfaqësuesve nga Italia, Austria, Belgjika, Portugalia, si dhe kompania Ciberbit e njohur në procesin e digjitalizimit të shërbimeve shëndetësore në Portugali. ASPKS është anëtare me të drejtë vote në këtë Organizatë.
Hapja e Konferencës është bëra nga Kryesuesi I Kuvendit të Përgjithshëm të ASPKS, z. Floren Kavaja, I cili ka falenderuar të gjithë pjesëmarrësit dhe ka cilësuar se konferenca të tilla janë të nevojshme për ndërtimin e qëndrueshëm të shëndetësisë në Kosovë dhe bashkëpunimin ndërmjet sektorit privat dhe publik shëndetësor.
Pjesëmarrës në këtë konferencë, konsideruar si e nivelit më të lartë në Kosovë që përfaqëson Sektorin Privat Shëndetësor, morrën pjesë Ministri i Shëndetësisë z. Arben Vitia; Kryesuesja e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi znj. Fatmire Kollcaku – Mulhaxha; Drejtori i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore z. Fatmir Keka; Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës/OEK z. Lulzim Rafuna; Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane/AMCham, z. Arian Zeka; përfaqësuese nga Banka Botërore znj. Mrika Aliu; UNICEF; Oda e Infermierëve të Kosovës; shoqëria civile si dhe pronarët e rreth 29 spitaleve private të cilët janë anëtar në ASPKS.
Nga Ministri Vitia është diskutuar rreth sfidave ligjore në fushën e shëndetësisë, mundësive të cilat Qeveria është duke punuar për të hartuar dhe plotësuar ligjet shëndetësore, në fokus Ligjin për Shëndetësi, Ligjin për Sigurime Shëndetësore, si dhe MSH ka nënshkruar një Memorandum të Bashkëpunimit me Bankën Botërore, në lidhje me sistemin e integruar shëndetësor, si komponentë kryesore për zhvillimin e shëndetësisë në Kosovë.
Nga Ministri Vitia kemi marrë premtimin se do bashkëpunoj me ASPKS e cila përfaqëson spitalet private dhe se do ofroj mundësinë që në hartimet dhe ndryshimet ligjore të jemi pjesë e procesit. Gjithashtu, është cituar se bashkëpunimi në mes të sektorit publik dhe privat shëndetësor do ofrojë mundësitë e zhvillimit të shëndetësisë në Kosovë.
Njëherit, Vitia ka potencuar se Ligji për Sigurime Shëndetësore do të parasheh mundësinë e Qytetarëve të Republikës së Kosovës të gjejnë trajtime brenda Kosovës dhe njëherit nëpërmjet udhëzimit të ri administrativ për trajtimet jashtë spitalore, Spitalet Private në Kosovë do të jenë të referuara fillimisht për trajtim dhe më pas do ofrohet mundësia e trajtimeve jashtë Kosovës.
Nga Kryetari i Bordit të ASPKS, z. Armend Agani është cituar si një arrtije e madhe organizimi i një konference të tillë dhe njëherit në emër të ASPKS ka kërkuar që të jemi prezent dhe mbështetës të MSH në hartimet dhe ndryshimet ligjore, si dhe të mos ketë diskriminime në mes të Spitaleve Publike dhe Private. Gjithashtu, është potencuar nga z. Agani se premtimet e dhëna nga MSH do jenë shtysë e fortë e ASPKS që të jetë një akter monitorues dhe bashkëpunues drejt realizimit të tyre, për të vetmin qëllim përmirësimin e sistemit shëndetësor në Kosovë dhe trajtimit e barabartë dhe të sigurtë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.
Mulhaxha, nga Komisioni Parlamentar për Shëndetësi ka theksuar se është e domosdoshme bashkëpunimi ndërinstitucional me sektorin privat dhe ka ftuar ASPKS që të adresojnë rekomandimet dhe shqetësimet e tyre në raport me legjislacionin shëndetësor në fuqi dhe atë që është duke u hartuar nga MSH. Gjithashtu, ka potencuar se roli i Deputetëve në Parlamentin e Kosovës është të prezantojnë interesat e komunitetit dhe si të tillë nevoitet që të ngritet zëri më shumë nga Spitalet Private për të mundësuar trajtimin e barabartë por edhe zhvillimin e shëndetësisë që pacientët të mos kenë obligim të gjejnë zgjidhje të trajtimit shëndetësor jashtë Kosovës.
Në fjalimin e z. Paul Garassus, Presindet i UEHP, është cituar se roli i UEHP karshi Paralemtit Evropian dhe Unionit Evropian është i ndërlidhur ngushtë me rekomandimet që dërgohen karshi interesave të Spitaleve Private dhe se Kosova është anëtare e UEHP nëpërmjet ASPKS dhe se ka ftuar MSH të bashkëpunoj me UEHP për të ndihmuar në përvojat evropiane për ndërtimin e sistemit shëndetësor në Kosovë dhe ndërlidhjen e bashkëpunimit me shkëmbim të përvojave nëpërmjet Asociacioneve që përfaqësojnë Spitalet Private në Evropë.
Z. Oscar Gaspar nga Portugalia, ka treguar se si sistemi integruar shëndetësor në Portugali ka ndryshuar në të mirë ofrimin profesional të shërbimeve dhe se bashkëpunimi në mes të sektorit privat dhe publik është krucial për zhvillimin e qëndrueshëm të politikave shëndetësore.
Njëherit, nga Sekretarja e Përgjithshme e UEHP, znj. Ilaria Giannico është vënë në theks të vecant siguria kibernetike që është e domosdoshme për mbrotjen e të dhënave shëndetësore, por edhe digjitalizimi i shërbimeve shëndetësore, për të cilën ka dhënë shembuj konkretë se si është e rregulluar në disa vende të Evropës, por njëherit ka ofruar bashkëpunim nëpërmjet UEHP që të mbështes Spitalet Private në Kosovë nëpërmjet ASPKS për të mundësuar një rrjetizim karshi digjitalizimit të shërbimeve shëndetësore dhe sistemit të integruar. Gjithashtu, ka potencuar se UEHP mund të mbështes edhe MSH nëpërmjet mundësisë së bashkëpunimeve me Organizata Evropiane për të shkëmbyer përvojat dhe ofruar konsulencë në këtë drejtim.
Gjatë fjalimit të tij, z. Amir Meka ka potencuar se Ligji për Sigurime Shëndetësore i cili është aprovuar nga Parlamenti në Kosovës si dhe udhëzimi i ri administrativ për trajtime jashtë vendit, do ofrojnë mundësinë që Fondi për Sigurime Shëndetësore të ketë qasje më proaktive, bashkëpunuese dhe se për herë të parë do të mundësohet kontraktimi i shërbimeve me Spitalet Private për shërbimet shëndetësore, të cilat më pas do zvogëlojnë mundësinë e trajtimit të pacientëve jashtë Kosovës, vetëm në rastet kur trajtimet e tilla nuk ofrohen nga Spitalet Publike apo Private në Kosovës.
Në prespektiven e Organizatave që përfaqësojnë Sektorin Privat në Kosovë, respektivisht Oda Ekonomike e Kosovës si dhe Oda Ekonomike Amerikane, është potencuar se Institucionet Publike Qëndrore dhe Lokale, duhe të shohin Sektorin Privat, në këtë rast Spitalet Private si partner në zhvillim të qëndrueshëm shëndetësor dhe se është shumë e rëndësishme që Sektori Privat të jetë pjesë e grupeve punuese në hartimin apo ndryshimin e legjislacionit në Kosovë dhe se MSH duhet të shoh ASPKS dhe UEHP si digaster bashkëpunues për të prezantuar një zëri interesat dhe nevojat për shëndetësi në Kosovë, inovacionin dhe teknologjinë që potencialisht investojnë, gjithmonë për të mirën e Qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Znj. Mrika Aliu, nga Banka Botërore ka potencuar se projekti i ri i MSH në ndërtimin e sistemit të integruar shëndetësor, i paraparë për 5 vite, do të mundësoj që njejtë sikur spitalet Publike edhe ato Private, si dhe i tërë sistemi shëndetësor në Kosovë, do të zhvillohet nëpërmjet digjitalizimit të shëndetësisë, krijimit të sigurisë së të dhënave për pacientët, integrimin e të dhënave në një databazë, por edhe mundësinë që do ofrojë ky sistem për të avancuar shërbimet shëndetësore pa dallim. Është potencuar nga Znj. Aliu, se bashkëpunimi me ASPKS do jetë shumë frytëdhënës në të ardhmen, duke marrë parasysh shkëmbimit të përvojave të spitaleve private me MSH dhe se roli I Bankës Botërore do të jetë si mbështetëse ndaj Ministrisë së Shëndetësisë për realizimin e këtij projekti.
Si konkluzione përfundimtare të kësaj konference të nivlet të lartë për shëndetësinë në Kosovë, theksohet se bashkëpunimi në mes të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institucioneve tjera që merren me politikat shëndetësore, është e domosdoshme që ta shohin Sektorin Privat Shëndetësor si partner strategjik në të mirën e zhvillimit shëndetësor të cilën e përfitojnë të gjithë Qytetarët e Republikës së Kosovës dhe më gjërë. Bashkëpunimet e tilla ndërmjet Sektorit Publik dhe Privat janë përvojat më të mira të cilat kanë mundësuar zhvillimin e shëndetësisë në vendet Evropiane dhe se Kosova si shtet I ri duhet të marrë shembujt më të mirë të vendeve Evropiane për të pasur një zhvillim të qëndrueshëm, e cila do mundësoj në ta ardhmen që Kosova të jetë një shtet që ofron siguri dhe inovacion në shëndetësi dhe të ketë mundësinë të zhvilloj edhe turizmin medicinal. Përfaqësuesit e UEHP ishin të entuziasmuar me organizimin e kësaj konference nga ASPKS, ku ndër tjerash u potencuar si një shembull I mirë se si janë bërë bashkë Institucionet Publike, organizatat e shoqërisë civile, organizatat e huaja, Spitalet private shëndetësore, odat, për të diskutuar rreth sfidave, mundësive dhe bashkëpunimeve si pika kyqe për zhvillimin e qëndrueshëm të shëndetësisë Kosovare.