Asociacioni, Sorensen: Obligim i kahershëm për Kosovën, zhvillimet politike e zgjedhore s’e ndryshojnë këtë

Newly appointed EU Special Representative to Bosnia and Herzegovina, Danish diplomat, Peter Sorensen, speaks during a press conference after presenting his accreditation letters in Sarajevo, on September 9, 2011. AFP PHOTO ELVIS BARUKCIC (Photo by ELVIS BARUKCIC / AFP)
Prishtinë | 14 Gus 2026 | 17:45 | Nga Ekonomia Online

Emisari i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, në një intervistë për gazetën serbe “Danas” është pyetur për thirrjen e BE’së ndaj Kosovës për nisjen e negociatave për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në një kohë kur vendi është “më pranë zgjedhjeve sesa formimit të institucioneve të reja”.

Sorensen tha se Asociacioni për Kosovën është obligim dhe nuk varet nga zhvillimet politike apo zgjedhjet në vend.

“Kjo nuk është diçka e re. Bëhet fjalë për një obligim të kahershëm, të përfshirë edhe në Aneksin e Zbatimit të dakorduar në Ohër në mars të vitit 2023. BE-ja pret që të dyja palët t’i përmbushin të gjitha obligimet e tyre sipas Marrëveshjes së vitit 2023 dhe Aneksit të saj të Zbatimit. Zhvillimet politike apo zgjedhore nuk i ndryshojnë këto obligime”.

Të ngjashme