Aston Villa e Ajaxi pritet të zhvillojnë tjetër ndeshje të fortë

Prishtinë | 14 Mar 2024 | 09:42 | Nga Ekonomia Online

Çerekfinalistët do të mësohen të enjten mbrëma edhe në Ligën e Konferencës, pasi zhvillohen ndeshjet kthyese të një të tetës së finales së kësaj gare.

Dueli kryesor do të zhvillohet në Angli, mes Aston Villas dhe Ajaxit, dy skuadrat që në të kaluarën kanë qenë kampionë evropianë.

Aston Villa – Ajax nis në orën 21:00. Në këtë orar luhen edhe ndeshjet Club Brugge – Molde, Lille – Sturm Graz dhe Maccabi Tel Aviv – Olympiacos. Në orarin prej orës 18:45, takohen Fenerbahce – Royale Union SG, Fiorentina – Maccabi Haifa, PAOK – Dinamo Zagreb dhe Viktoria Plzen – Servette.

Ndeshja e parë mes Ajaxit dhe Aston Villas është mbyllur pa gola. Pra që të dyja këto skuadra synojnë kalimin në çerekfinale.

Punë të madhe në ndeshjen e parë kanë kryer edhe Fenerbahçe, Fiorentina, Lille, Dinamo Zagreb, Molde e Maccabi Tel-Aviv.

Të premten tërhiqet shorti edhe për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, ndërsa do të mësohen edhe rrugët për në gjysmëfinale. Edhe ndeshjet çerekfinale të Ligës së Konferencës zhvillohen më 11 e 18 prill, ndërsa gjysmëfinalet më 2 dhe 9 maj. Finalja e Ligës së Konferencës luhet në “AEK Arena” të Athinës në Greqi më 29 maj.

Të ngjashme