Portieri i Kroacisë, Lovre Kalinic është lojtari më i ri i Aston Villës, që militon në Championship-in anglez.
Nën kampioni i botës ka qenë pjesë e belgëve të Gentit, por nga dje është zyrtarizuar te skuadra angleze, që synon rikthimin në Premier League.
Lovre Kalinic, tashmë 28-vjeçar, është aktivizuar në 56 takime me belgët e Gentit, ndërsa që prej vitit 2014 ka diskutuar 16 takime edhe me kombëtaren kroate.