Atdhe Hykolli në Ditën Botërore të Drejtësisë Sociale: Kërkojmë taksa progresive, paga më të larta dhe të drejta më të forta për marrëveshje kolektive

Prishtinë | 20 Shk 2023 | 12:36 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovë, Atdhe Hykolli ka uruar të gjithë të punësuarve Ditën Botërore të Drejtësisë Sociale.

Ai përmes një komunikate për media tha se në këtë ditë BSPK i është bashkuar Konfederatës Ndërkombëtare të Sindikatave – ITUC e cila i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe
qeverive kombëtare të trajtojnë lakminë e korporatave.

“Në Ditën Botërore të Drejtësisë Sociale, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës i bashkohet
Konfederatës Ndërkombëtare të Sindikatave – ITUC e cila i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe
qeverive kombëtare të trajtojnë lakminë e korporatave, shmangien e taksave dhe evazionin, rritjen e
çmimeve në ushqim dhe karburant, vjedhjen e pagave dhe informalitetin e rrënjosur që i mban dy
miliardë njerëz të papërshtatshëm për mbrojtje sociale”, thuhej në komunikatë.

Ata kërkojnë taksa progresive, paga më të larta dhe të drejta më të forta për marrëveshje kolektive.

“Bashkë me Konfederatën Ndërkombëtare e Sindikatave – ITUC, në emër të njerëzve që punojnë,
kërkojmë taksa progresive, paga më të larta dhe të drejta më të forta për marrëveshje kolektive,
duke përfshirë të drejtën për grevë, si pjesë e një bazamenti për mbrojtjen e punës për të
parandaluar rritjen e varfërisë dhe për të promovuar barazinë për të gjithë”, thuhej tutje.

Të ngjashme