Administrata Tatimore e Kosovës, përkatësisht Divizioni i Lojërave të Fatit në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, ka zhvilluar aksion për kontrollin e lokaleve që ushtronin veprimtari të lojërave të fatit, në komunën e Prishtinës.
Aksioni është organizuar për verifikimin e disa lokacioneve ku është dyshuar se ushtrohet veprimtari ilegale të lojërave të fatit dhe me këtë rast janë vizituar 6 lokacione.
Prej tyre 2 lokacione kanë qenë duke ushtruar veprimtarin e bastit ku janë marr të gjitha masat konform dispozitave ligjore.
Gjithashtu është vizituar një lokacion me Automate në klube të veçanta, ku 6 automate janë konfiskuar nga Dogana, lokali është mbyllur dhe janë marr masat ndaj personit fizik që ka qen duke ushtruar këtë veprimtari në kundërshtim me dispozitat e ligjeve në fuqi.
Po ashtu janë vizituar edhe tri lokacione që janë dyshuar se ushtrojnë veprimtari të lojërave të fatit, por në momentin e vizitës janë has të mbyllura , prandaj u janë vendosur shiritat zyrtar nga ATK-ja dhe do të mbikëqyren edhe ditëve në vazhdim.
Administrate Tatimore e Kosovës ju bën thirrje të gjitha bizneseve që ushtrojnë veprimtarin e Lojërave të Fatit, të respektojnë ligjin dhe zotohet se ndaj çdo shkelësi të ligjit do të merren masat konform ligjeve në fuqi.
Administrata Tatimore, në mënyrë që të jetë edhe më e suksesshme në zbatim e ligjit, mbetet e hapur për bashkëpunim me qytetarët dhe institucionet tjera të zbatimit të ligjit.