ATK-ja dhe GIZ-i mbajnë punëtorinë vjetore për të arriturat e vitit 2017

????????????????????????????????????
Prishtinë | 26 Jan 2018 | 10:38 | Nga

Dje është mbajtur punëtoria vjetore e organizuar nga GIZ-i, me qëllim të diskutimit të arriturave gjatë vitit 2017, objektivat e ATK-së për vitin 2018, bashkëpunimi mes ATK-së dhe GIZ-it deri më tani dhe përcaktimi i fushave të bashkëpunimit për vitin 2018, si dhe rezultatet nga anketimi me tatimpagues për vitin 2017. Në këtë punëtori pjesëmarrës ishte Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Sakip Imeri së bashku me menaxhmentin e lartë.

Drejtori Imeri në këtë punëtori tha se: “Jemi mirënjohëse dhe e çmon shumë bashkëpunimin me GIZ, i cili administratën tatimore e ka mbështetur që nga viti 2010, në ngritjen e kapaciteteve njerëzore, zhvillimet e tjera institucionale duke ndihmuar në ngritjen e njësive organizative me qëllim të realizimit të objektivave të organizatës dhe në modernizimin e disa proceseve të punës”.

Gjithashtu, në punëtori u diskutua edhe projekt i quajtur “Behavioral insights” (vështrimi mbi sjelljen e tatimpaguesve) ku ekipi i Bankës Botërore “Mendja, Sjellja dhe Zhvillimi” (eMBeD) në bashkëpunim me Projektin e GIZ-së për Reformën e Financave Publike në Kosovë dhe me Qendrën e Kompetencës për Qeverisje të Mirë Financiare të GIZ-it, është duke shqyrtuar mundësitë “behavioraliste” me qëllim të rritjes së përmbushjes vullnetare të tatimeve në Kosovë.

Ky projekt për GIZ-në dhe ATK-në shërben si pilot projekt, për të zbuluar përfitimet e qasjes “behavioraliste” në këtë fushë për të mobilizuar resurset publike. Projekti do të zgjasë nga muaji janar deri në muajin dhjetor 2018.

Një pjesë e veçantë në këtë punëtori i’ju kushtua prezantimit të rezultateve nga anketimi me tatimpagues për vitin 2017, aktivitet ky i cili është realizuar me përkrahje të GIZ nga një kompani e pavarur.

Në përfundim të punëtorisë u dakordua që të fillohet me fusha konkrete të bashkëpunimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme