Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Sakip Imeri, ka mbajtur konferencë për medie, ku ka prezantuar të arriturat dhe zhvillimet në 10-vjetorin e pavarësisë.
Imeri tha se për 18 vjet ATK-ja ka inkasuar 5.2 miliardë euro, raporton Ekonomia Online.
“Kjo konferencë i dedikohet 18-vjetorit të themelimit të zhvillimeve në ATK-së dhe gjithë zhvillimit në ATK dhe 10-vjetorit të pavarësisë. ATK ka arritur të jetë institucion i konsoliduar i të gjitha reformave që kanë ndodhur në Kosovë”, u shpreh ai.
“ATK-ja gjatë këtyre 18 viteve ka filluar me tatim në hotele fillimisht në vitin 2000, për të vazhduar me tutje në ngritjen e kapaciteteve me 574 milionë euro të realizuara. Për 18 vjet ATK-ja ka inkasuar 5.2 miliardë euro. ATK-ja, rolin e saj e ka për Trustin Pensional të Kosovës duke administruar njëjtë, ndërsa Dogana është agjent për administrimin e TVSh-së në kufi për importin që kryhet”.
Imeri tha se viti 2018 është vit i mbarë pasi që të hyrat janë më të mëdha në vitin 2017 për 2,6 milionë euro më shumë.
“Viti 2018 është vit që ka filluar mbarë për ATK nga 48,8 milionë euro të hyra të parashikuar 5,3% më shumë se plani jonë, 14% më shumë se viti i kaluar. 6,1 milionë euro më shumë se viti i kaluar”.
“Kontributet pensionale janë në rritje në vitin 2018 me 15.6 milionë euro, ku në vitin 2017 kanë qenë 14,3 milionë euro, dhe kjo është shenjë e rritjes së zhvillimit ekonomik dhe punësimit në Kosovë. 9% e të gjitha tatimeve deklarohen në mënyrë elektronike”.
Ligji për faljen e borxheve sipas tij, ka mundësuar për të filluar një start të barabartë për bizneset.
“Kanë qenë mbi 29 mijë tatimpagues. Shfrytëzimin e këtij ligji e kanë shfrytëzuar mbi 14 mijë tatimpagues. ATK ka falë 245.1 milionë euro”.
Ai tha se janë mbyllur 214 lojëra të fatit dhe janë gjobitur me 1.3 milion euro, raporton EO
“Sa i përket monitorimit të Lojërave të Fatit kemi zhvilluar 1540 vizita, aktivitete tek këta tatimpagues, janë mbyll 214 njësi, janë anuluar 170 licensa dhe janë gjobit në vlerën 1,3 milion euro”.
Imeri tha se buxheti i i lejuar or vitin 2018 është 11,8 milionë. Kreu i ATK-së foli edhe për shkeljet disiplinore të punëtorëve të këtij institucioni.
“782 zyrtarë në vitin 2017 sa kanë qenë 30 në themelimin e saj. ATK ka të lejuar 824 staf, buxheti i lejuar 11,8 milionë euro për vitin 2018. Shkeljet e punëtorëve të ATK-së; 11 për keqpërdorim të detyrës zyrtare, 18 të trajtuara për shkeljen e kodit të etikës, dhe 8 masa disiplinore të shqiptuara nga Komisioni disiplinor”.