Atletico – Barcelona, derbi i fundjavës në La Liga

Prishtinë | 16 Mar 2024 | 10:12 | Nga Ekonomia Online

Barcelona do të luajë të dielën në udhëtim tek Atletico Madridi, në ndeshjen e fundit të xhiros së 29-të të La Ligas spanjolle.

Ndeshja Atletico – Barcelona zhvillohet të dielën në orën 21:00.

Të dyja skuadrat siguruan çerekfinalen e Ligës së Kampionëve në mesjavë duke eliminuar Interin, përkatësisht Napolin.

Barcelona në çerekfinale avancoi për herë të parë që prej vitit 2020 dhe e vazhdoi serinë e nëntë ndeshjeve pa disfatë.

Atletico Madridi në fundjavën e kaluar u befasua nga Cadizi duke u mposhtur 2:0, dhe kjo bëri që skuadra që drejtohet nga trajneri Diego Simeone, të kishte vetëm dy fitore në gjashtë ndeshjet e fundit në ligë.

Atletico Madridi është i katërti me 55 pikë, me dy pikë më shumë se Athletic Bilbao.

Barcelona e treta ka 61 pikë.

Girona e vendit të dytë dhe Real Madridi lider luajnë të shtunën.

Nga ora 16:15, Real Madridi luan në udhëtim tek Osasuna, ndërsa Girona nga ora 18:30 luan si mysafire e Getafes.

Të ngjashme