Atletico kërkon fitoren dhe pozitën e Barçës

Prishtinë | 24 Nën 2018 | 10:07 | Nga Ekonomia Online

Atletico Madridi ka rastin të përfitojë nga forma e shkëlqyer që po kalon në La Liga për ta rrëzuar skuadrën e Barcelonës nga pozita e parë në tabelë. Ekipi i Diego Simeones ka vetëm një pikë më pak se Barcelona dhe të shtunën (sot) do të tentojë ta tejkalojë më pikë.

Barcelona është lidere me 24 pikë, derisa Atletico Madridi është në kuotën e 23 pikëve së bashku me Sevillan dhe Deportivo Alavesin. Dueli ndërmjet Atleticos dhe Barcelonës luhet në Madrid prej orës 20:45 dhe i takon xhiros së 13-të të La Ligas. Atletico është ekipi që ka më së paku humbje këtë edicion në kampionat. Ka vetëm një humbje, pesë barazime dhe gjashtë fitore, shkruan sot Koha Ditore.

Te Barcelona e kanë parasysh formën e mirë të Atleticos, por qendërmbrojtësi Gerard Pique insiston se katalonjasit duan të mbajnë pozitën që kanë në tabelë. Ai e pranon se nuk do të jetë lehtë ndaj Atleticos, por ka besim te bashkëlojtarët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme