Atletico Madridi planifikon transferimin e Alexander Lacazette

Prishtinë | 08 Mar 2020 | 16:23 | Nga Ekonomia Online

Atletico Madridi thuhet se po tenton të transferojë Alexander Lacazetten nga Arsenali me të përfunduar ky edicion.

Skuadra spanjolle dëshiron të përforcojë qendrën e sulmit, andaj francezi është në planet e Diego Simeones.

Drejtori sportiv i Rojiblancos e ka bërë prioritet transferimin e Lacazettes, e që Diego Costa është i lirë që të largohet në këtë verë.

Arsenali duhet të shesë disa lojtarë që të krijojë fonde për transferimet e reja e që sulmuesi mund të jetë në listën e largimeve.

Por, Lacazette mund të largohet nga Emirates, vetëm nëse qëndron Pierre-Emerick Aubameyang, që po ashtu e do largimin.

Atletico thuhet se është i gatshëm të paguajë 60 milionë euro për kartonin e francezit, mirëpo Arsenali kërkon mbi 75 milionë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme