Atletico Madridi synon transferimin e Vedat Muriqit, zbulohet oferta që po përgatit gjiganti spanjoll

Prishtinë | 29 Sht 2023 | 19:46 | Nga Ekonomia Online

Atletico Madridi raportohet se ka rikthyer interesimin për Vedat Muriqin.

Sulmuesi kosovar është rikthyer në formë në ndeshjet e fundit, duke qenë vendimtar për Mallorcan.

Megjithatë, sezoni i tanishëm mund të jetë i fundit i Muriqit me fanellën e “Piratëve”.

“Fichajes” ka raportuar se Atletico Madridi është sërish i interesuar për shërbimet e sulmuesit prizrenas, teksa një ofertë thuhet se mund të bëhet javëve në vazhdim.

Sipas mediumit spanjoll, klubi nga Madridi pritet të ofrojë rreth 20 milionë euro për reprezentuesin e Kosovës.

29-vjeçari me Mallorcan ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2027.

Deri tash në sezonin aktual, Vedat Muriqi ka shënuar tri gola dhe ka regjistruar një asistim në shtatë paraqitje.

Të ngjashme