Atletiko Madrid humb penalltinë në minutën e 99-të, eliminohet nga Liga e Kampionëve

Prishtinë | 26 Tet 2022 | 23:33 | Nga Ekonomia Online

Atletiko Madrid i ka dhënë lamtumirën Ligës së Kampioneve pasi është ndalur në një barazim 2-2 nga Bajer Leverkusen në Spanjë. Një eliminim i pabesueshëm duke llogaritur se humbi një penallti vendimtare në minutën e 99-të të duelit.

Ndeshja nisi me ritëm të çmendur me gola të Diabi për miqtë dhe pastaj barazimin e Karrasko e epërsinë përsëri të gjermanëve me Hadson-Odoi. Në pjesën e dytë erdhi goli i De Paul që barazoi shifrat dhe më pas madrilenët kërkuan me ngulm golin e fitores që mund të mbante gjallë shpresat e tyre për kalimin e turit.

Ata kishin shansin e artë në minutat shtesë kur fituan një penallti, por Karrasko gaboi nga pika e bardhë dhe dënoi ekipin e tij pasi tashmë e ka matematikisht të pamundur të vazhdojë në turneun më të rëndësishëm për klube në Europë.

Të ngjashme