Garat e Diamond League, në ndalesën e rradhëz në Stokholm të Suedisë kanë sjellë një surprizë të pabesueshme.
Atleti kubanez i kërcimit së gjati, Juan Miguel Echeverria ka habitur të gjithë me kërcimin e tij, plotë 8 metra e 83 centimetra, duke kaluar të gjithë gjatësinë e mbushur më rërë madje rrezikoi edhe të dëmtohej.
Edhe pse bëri një kërcim mbresëlënës, fatkeqësisht rekordi që 19- vjeçari theu nuk u pranua pasi juria tha se kishte në favor erën me 2.1 metër në sekondë, vetëm 0.1 metër në sekondë më shumë se norma e lejuar.
Gjithsesi, Echeverría, ai nuk u dorëzua dhe siguroi vendin e parë në provën e katërt me 8 metra e 50 centimetra.