Atmosferën e urrejtjes midis shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë po e nxisin Kurti dhe Vuçiqi

Prishtinë | 06 Jan 2023 | 20:29 | Nga Dardan Molliqaj

Rasti i raportuar në media për ngjarjen në Shtërpcë është i rëndë dhe tejet shqetësues. Dy të rinj, qytetarë serbë të Kosovës janë plagosur në një incident, motivet e të cilit ende nuk dihen.

Kosova duhet t’i shohë dhe t’i trajtojë qytetarët e saj si të barabartë, pavarësisht përkatësisë kombëtare, apo përkatësive tjera. Ne e shohim qytetarin si element përbashkues. Kjo është përgjigja para tendencave që synojnë ndarje etnike e territoriale.

Situatën e bën më të rëndë dhe tragjike mosha 11 vjeçare e njërit prej tyre. Asnjë motiv, asnjë rrethanë dhe asnjë situatë nuk e arsyeton drejtimin e armës ndaj një 11 vjeçari. Tejet shqëtesues është po ashtu fakti se personi i dyshuar për sulmin është pjesëtar i FSK-së. Ky rast duhet të zbardhet në tërësi dhe të gjykohet në mënyrë meritore.

Atmosferën e urrejtjes midis shqiptareve dhe serbëve në Kosovë po e nxisin deklaratat dhe veprimet luftënxitëse të kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq. Ata pas secilit tensionim po nënshkruajnë marrëveshje, kurse konflikti në derë po u mbetet qytetarëve.

Të ngjashme