Sulmuesi i Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang, e ka pranuar që Arsenali “stagnoi” kah fundi i epokës së Arsene Wenger-it te ky klub.
Francezi u largua nga skuadra londineze pas 22 vjetësh, ndërkaq në vend të tij është emëruar spanjolli, Unai Emery.
“Mendoj që janë ndjenja të përziera”, ka thënë Aubameyang për RMC-në.
“Në njërën anë, është e çuditshme për të gjithë fansat që trajneri është larguar. Por është definitivisht një fillim i ri”.
“Që prej stinorëve të fundit – duhet thënë të vërtetën – klubi ka stagnuar paksa, mendoj që të gjithë janë të ngazëllyer ta shohin se çfarë do të ndodhë sezonin e ardhshëm”.
“Është e çuditshme që një trajenr është larguar pas 22 vjetësh. Por kjo është jeta – duhet të shohim përpara”.