Ekipi londinez Arsenal ka konfirmuar se sulmuesi Pierre-Emerick Aubameyang është larguar nga klubi me pëlqim reciprok, përkundër asaj se Barcelona ende nuk ka zyrtarizuar arritjen e marrëveshjes për sulmuesin nga Gaboni.
Aubameyang, 32-vjeçar të hënën fluturoi për në Spanjë për të nënshkruar me Barçën dhe të martën u fotografua duke stërvitur me ekipin katalunas.
“I urojmë Aubës çdo të mirë në kapitullin e ardhshëm në karrierën e tij”, tha Arsenali.
Edhe vet Aubameyang nëpërmjet Instagramit është përshëndetur nga klubi.
“Për fansat e Arsenal-it, faleminderit për mikpritjen, që më mundësuat të kem shtëpi në Londër për mua dhe familjen time gjatë 4 viteve të kaluara. Kemi pasur kaluar nëpër suksese dhe dështime dhe përkrahja e juaj do të thotë shumë për mua” ka shkruar ndër tjerash në postimin e tij Aubameyang duke i dëshiruar klubit të tij të deritanishëm suksese.