Auditori gjen shkelje në programin për trajtim të pacientëve jashtë vendit

Prishtinë | 16 Shk 2017 | 10:25 | Nga

Zyra Kombëtare e Auditimit ka publikuar raportin e auditimit të performancës me titull “Administrimi i Programit për Trajtim të Pacientëve Jashtë Institucioneve Shëndetësore Publike”.

Në këtë raport jepen rekomandimet për MSh-në se si të menagjojë fondin milionësh për këtë program.

Komunikata e plotë e ZKA-së:

Zyra Kombëtare e Auditimit ka publikuar raportin e auditimit të performancës me titull “Administrimi i Programit për Trajtim të Pacientëve Jashtë Institucioneve Shëndetësore Publike”.

Për të ndihmuar pacientët në nevojë, të cilëve nuk mund t’u ofrohet shërim brenda Institucioneve Shëndetësore Publike, Ministria e Shëndetësisë ka krijuar Programin për Trajtimin e Pacientëve Jashtë Institucioneve Shëndetësore Publike, përmes të cilit subvencionon trajtimin mjekësor brenda dhe jashtë vendit.

Për të rregulluar këtë çështje Ministria e Shëndetësisë ka nxjerrë udhëzimin administrativ UA 15/2013. Përmes këtij programi dhe bazuar në UA, sipas mundësive financiare me kompensim nga Buxheti i Republikës së Kosovës, MSH subvencionon trajtimin mjekësor të qytetarëve të Kosovës, të diagnostikuar me sëmundje të cilat nuk mund të trajtohen në Institucionet Publike Shëndetësore. Programi parasheh që qytetarëve t’u ofrohet trajtim mjekësor në institucione shëndetësore private në vend dhe në institucione shëndetësore publike dhe private jashtë vendit. Për këtë qëllim, për vitin 2015 ishin alokuar 7.8 mln.€ dhe për vitin 2014 ishin alokuar 7.9 mln.€.

Objektivë e jona gjatë auditimit ishte të vlerësohet nëse akterët përgjegjës brenda Ministrisë së Shëndetësisë janë duke e administruar programin në mënyrën e duhur dhe nëse Ministria po përmbush qëllimin për të cilin është krijuar ky program.

Gjatë procesit auditues ne kemi konstatuar se: nuk ekziston një bazë e sigurt e të dhënave e cila do të shmangte ndërhyrjet në radhën e aplikimit; Bordi Ekzekutiv nuk evidenton nëse aplikacionet shqyrtohen sipas prioriteteve; nuk ka mënyrë të definuar për të monitoruar rrjedhën e shpenzimit të mjeteve financiare të alokuara për trajtim të pacientëve. Një gjendje e tillë mund të shpie deri te krijimi i borxheve, mjeteve të mbetura në këto klinika si dhe eventualisht shfrytëzimin e mjeteve për qëllime tjera e jo sipas destinimit.

Bazuar në të gjeturat e auditimit, ne kemi përfunduar se ka hapësirë dhe mundësi për të përmirësuar mënyrën aktuale të menaxhimit të këtij programi.

Ne kemi rekomanduar Ministrinë e Shëndetësisë që në bashkëpunim me akterët tjerë përgjegjës të sigurojë:

· Vendosjen e një aplikacioni softverik për regjistrimin, menaxhimin dhe përpunimin e të dhënave të aplikuesve;

· Komisioni për Vlerësim Mjekësor pas shqyrtimit të aplikacioneve, të përpiloj dhe zyrtarizoj një listë me emra sipas datës së aplikimit/ shqyrtimit;

· Përpilimi i një liste të institucioneve Shëndetësore ku pacientët e kryejnë trajtimin. Lidhur me këtë MSH duhet të vendos një linjë komunikimi me të gjitha këto institucione shëndetësore, ofruese të shërbimeve dhe të zhvillojë forma për të monitoruar rrjedhën e shpenzimit të mjeteve financiare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme