Australia refuzon vendosjen e raketave amerikane në territor të saj

Prishtinë | 05 Gus 2019 | 10:56 | Nga Ekonomia Online

Raketat me rreze të mesme nuk do të vendosen në Australi.

Këtë e ka thënë kryeministri Scott Morrison këtë të hënë, pasi SHBA shprehi ambicie që ato t’i vendosë në rajonin e Azisë-Paqësorit, shkruan Reuters.

Zyrtarët nga të dy qeveritë kanë mbajtur bisedime në Sidnej gjatë fundjavës që përfunduan me një qëndrim të përbashkët që të dy aleatët zotohen që të forcojnë aktivitetin kundër Kinës në këtë rajon.

Që të dy palët janë shprehur të shqetësuara rreth rritjes së ndikimit të Kinës.

“Nuk na është kërkuar, nuk e kemi shqyrtuar, nuk do të vendosen në territorin tonë”, ka thënë Morrison”.

“Kjo kryhet me kaq”.

Të ngjashme