Australianët gozhdojnë kryeministrin, vizitoi familjen gjatë “lock down”

Prishtinë | 07 Sht 2021 | 15:08 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Australisë Scott Morrison gjate fund javës realizoj një udhëtim në New South Wales për të parë familjen e tij me rastine një feste kombëtare. Ky udhëtim u be shkak i një reagimi te ashpër nga ana e popullsisë se vendit te cilëve nuk i’u kishe dhënë e drejta për t’i vizituar te afërmit e tyre shkaku i masave te rrepta kundër Covid-19.

Australianët në Twitter kritikuan veprimet e Morrison, me komente si “Një rregull për të gjithë baballarët e tjerë të ndarë nga mbyllja e kufirit dhe një rregull për Kryeministrin” dhe “Çfarë turpi i një udhëheqësi”, shkruan NYT, trasnmeton Express.

Gjithsesi Morrison ne një deklaratë per Sky News kishte vazhduar ta mbronte udhëtimin duke theksuar se kishte vepruar brenda rregullave, dhe se politikaneve nuk u kërkohej te karantinohenin për 14 ditë.

Kjo nuk ishte hera e pare per kryeministrin australian qe kishte marrë udhëtime ne kohë të vështira për shtetin. Në vitin 2019, Morrison u përball me reagime të ashpra pasi kishte shkuar në një udhëtim familjar në Havai, ndërsa Australia u përfshi nga flakët. Morrison i ndërpreu pushimet e tij menjëherë pasi u përhap lajmi.

Tashmë më shumë se gjysma e popullsisë së Australisë është nën bllokim pasi shpërthimit të variantit Delta.

Të ngjashme