Australianët protestojnë kundër masave të pandemisë COVID-19

Prishtinë | 05 Sht 2020 | 16:03 | Nga Ekonomia Online

Në Melburn të Australisë rreth 300 njerëz kanë protestuar, duke kundërshtuar masat e ashpra kundër pandemisë COVID-19, të vendosura nga autoritetet tash e një muaj, gjatë protestave policia arrestoi edhe dhjetëra persona.

Protesta kishte edhe në qytetet tjera si në Sindej, Brisbane, Adelaide dhe Preth.

Të premten kryeministri Scott Morrison tha se shtatë nga tetë shtetet e vendit, kanë rënë dakord të hapin kufijtë e tyre të brendshëm deri në dhjetor.

Ai shtoi se kjo do të ndihmojë në ringjalljen ekonomike të vendit, dhe se mungesa e një vaksine paraqet problem për normalizimin e jetës së njerëzve.

“Në mungesë të një vaksine, mund të na duhet të jetojmë në këtë mënyrë për vite” paralajmëroi kryeministri australian.

Numri i rasteve pozitive në Australi ka kaluar mbi 26 mijë në dy muajt e fundit me rritje të vdekjeve në 748 nga 104 në të njëjtën periudhë kohore.

Të ngjashme