Herët në mëngjes, policia e Linzit u thirr për një urgjencë mjekësore në të cilën një grua e re u gjet pa ndjenja në shtrat.
Incidenti dramatik ndodhi rreth orës 6:10 të mëngjesit kur një burrë 29-vjeçar nga Kosova zbuloi gruan e tij 26-vjeçare duke gulçuar në shtrat, transmeton albinfo.at.
Pasi fillimisht kontaktoi vëllain e tij me telefon, vëllai shkoi menjëherë në apartament dhe me të mbërritur thirri shërbimet e urgjencës .
Zyrtarët policorë mbërritën në vendngjarje në të njëjtën kohë me ekipin e ambulancës.
Policët së bashku me paramedikët, menjëherë filluan përpjekjet për të ringjallur gruan pa ndjenja, shkruan kurier.at.
Ata kryen kompresime në gjoks, ndërsa disa minuta më vonë mbërriti mjeku i urgjencës dhe mori përsipër koordinimin e mëtejshëm mjekësor.
Pavarësisht disa goditjeve me defibrilim nga ekipi mjekësor, fillimisht nuk mund të zbulohej pulsi. Vetëm pas goditjes së katërt paramedikët regjistruan përsëri një rrahje zemre.
Dy fëmijët e familjes, të moshës dy vjeç e katër muajsh, ishin gjithashtu në apartament gjatë gjithë incidentit.
Gruaja 26-vjeçare u dërgua përfundimisht në Spitalin Universitar Kepler në Linz, e shoqëruar nga një mjek i urgjencës.