Austria interesohet për trajtimin e mbeturinave në Kosovë

Prishtinë | 23 Mar 2017 | 14:20 | Nga

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, priti Wolfgang E. Gamper, udhëheqës i kompanisë “Securicom”, kompani austriake për përpunimin e mbeturinave sipas standardeve me bashkëkohore.

Wolfgang E. Gamper shprehu interes të njoftohet me gjendjen dhe trajtimin e mbeturinave në Kosovë, për të shqyrtuar mundësinë e investimeve në këtë fushë. Gamper shprehi gatishmëri për ta bërë një studim të mundësive për të investuar në Kosovë, në fushën e përpunimit të mbeturinave.

Shala e njoftoi biznesmenin austriak me mundësitë që ofron Legjislacioni për Investimet Strategjike si dhe aktet tjera juridike që rregullojnë këtë fushë. Po ashtu, ministri Shala e njoftoi me mënyrën e organizimit dhe menaxhimit të mbeturinave në Kosovë dhe masat që po ndërmirren në këtë sektor.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme