Autobusi godet për vdekje trevjeçarin në Ferizaj

Prishtinë | 05 Kor 2017 | 10:26 | Nga

Në një aksident trafiku të ndodhur me 04.07.2017 rreth orës 21:20 minuta në oborrin e stacionit të autobusëve në Ferizaj , një këmbësor ka humbur jetën.

Sipas raporteve të para, ngasësi i autobusit me targa lokale, B.P. ( m/sh/k 64 vjeç), fillon lëvizjen e autobusit dhe me rrotën e pasme të anës së majtë godet këmbësorin A.K.(shtetas i R. së Shqipërisë 3 vjeçar) , me ç’rast viktima pëson lëndime të rënda trupore.

I lënduari është dërguar në QKUK Prishtinë për tretman mjekësor,ku nga mjeku kujdestar kemi pranuar informatën se i lënduari nga lëndimet e pësuara ka ndërruar jetë.

Hetuesit policorë në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit janë duke i zhvilluar hetimet lidhur me rastin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme