Autobusi përplaset me makinën dhe me murin e Ministrisë, lëndohen 4 pasagjerë

Prishtinë | 20 Pri 2021 | 09:04 | Nga Ekonomia Online

Autobusi i linjës së Kopshtit Zoologjik në Tiranë është përfshirë në një aksident rrugor mëngjesin e kësaj të marte në qendër të kryeqytetit.

Mësohet se autobusi u përplas fillimisht me një makinë dhe më pas goditi murin e Ministrisë së Bujqësisë.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur lehtë 4 pasagjerë të cilët janë dërguar në spital për kontroll mjekësor.

Grupi hetimor shkoi në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme