Automjeti përfshihet nga flakët në Llogara, motori në zjarr teksa ecte në rrugë

Prishtinë | 24 Qer 2026 | 14:24 | Nga Ekonomia Online

Një automjet tip fuoristradë është përfshirë nga flakët rreth orës 13:00 të ditës së sotme në zonën e Llogarasë, pak metra pa hyrë në tunelin e Llogarasë.

Mjeti është shkrumbuar kryesisht në pjesën e përparme, në zonën e motorit.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një defekt teknik në automjet, i favorizuar edhe nga temperaturat e larta që kanë përfshirë ditët e fundit qarkun e Vlorës.

Raste të ngjashme të përfshirjes së automjeteve nga flakët për shkak të defekteve teknike janë regjistruar edhe më herët.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Vlorës, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, duke shmangur përhapjen e zjarrit në zonën përreth.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar./TCh/

Të ngjashme