Djali ishte shpërndarës picash dhe po udhëtonte me motor, në momentin që është përplasur nga automjeti që shikoni në foton e mësipërme shkruan JOQ.
Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca, e cila ka shoqëruar të lënduarin për në spital, ku edhe ka marrë ndihmën e nevojshme. Shoferi i automjetit është larguar nga vendngjarja, pasi i plagosuri është marrë nga ambulanca.
Nuk dihet nëse shoferi i makinës ka shoqëruar të plagosurin për në spital apo është larguar në drejtim të paditur. Policia nuk është parë në vendngjarje.