Autoritetet e Kosovës arrestuan një shtetas maqedonas që kërkohej nga INTERPOL, ekstradohet në RMV

Prishtinë | 20 Shk 2026 | 14:47 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës tha se me njësitë e veta dhe në bashkëpunim me institucionet e drejtësisë sot ka bërë ekstradimin e shtetasit maqedonas O. B. nga Kosova për në Maqedoninë e Veriut.

I dyshuarit ishte arrestuar nga autoritetet e Kosovës, pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me urdhërarrest ndërkombëtar, të lëshuar nga autoritetet maqedonase, për veprat penale ‘prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i substancave narkotike’ dhe se i njëjti i ishte shmangur drejtësisë.

Ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, tha Policia e Kosovës.

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor tha se do të vazhdojë me “shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare, me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera në gjurmimin, kapjen-arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit”.

Të ngjashme