Ekonomia Online
FUNDIT

Autorizimet për subjektet prodhuese zbatohen deri më 28 shkurt

Autorizimet për subjektet prodhuese zbatohen deri më 28 shkurt

Komisioni për lirime në import, ka njoftuar se të gjitha autorizimet e lëshuara për subjektet prodhuese nga ky komision për vitin 2018, do të zbatohen deri më datën 28 shkurt 2019. “Duke marrë parasysh numrin e madh të kërkesave të subjekteve prodhuese dhe pengesave afariste të paraqitura gjatë importit, komisioni bazuar në kompetencat që i […]

Komisioni për lirime në import, ka njoftuar se të gjitha autorizimet e lëshuara për subjektet prodhuese nga ky komision për vitin 2018, do të zbatohen deri më datën 28 shkurt 2019.

“Duke marrë parasysh numrin e madh të kërkesave të subjekteve prodhuese dhe pengesave afariste të paraqitura gjatë importit, komisioni bazuar në kompetencat që i jep legjislacioni tatimor vendosi që autorizimet e vitit 2018 të aplikohen deri më datë 28.02.2019 për të krijuar hapësirë të mjaftueshme kohore që në mënyrë profesionale të trajtohen kërkesat e reja duke mos penguar prodhuesit në afarizmin e tyre dhe të lehtësohet komunikimi me Doganën e Kosovës”, njoftohet nga ATK.

Ndërkaq, ka kërkuar nga Dogana e Kosovës dhe Administrata Tatimore e Kosovës, që procedurat doganore dhe tatimore të aplikohen bazuar në vendimet e lëshuara nga Komisioni për lirime për subjektet prodhuese për vitin 2018, përfshirë Aneksin 1 dhe Aneksin 2.

“Komisioni për lirime kërkon nga të gjitha subjektet prodhuese që të shfrytëzojnë afatin deri me 28.02.2019 për të aplikuar për vendimin e ri për vitin 2019, ashtu siç parashihet me nenin 29 të Ligjit Nr. 05/L-037 për Tatimin mbi vlerën e Shtuar dhe nenin 48 të Udhëzimit Administrativ nr. 03/2015 si dhe në përputhje me vendimet e Qeverisë 13/07 & 14/07”.

Të ngjashme