Autostrada Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë do të përfundojë në afat të caktuar

Prishtinë | 18 Nën 2018 | 14:51 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, i pyetur se kur do të përfundojë autostrada Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë, dhe se çfarë impakti do të ketë realizimi i këtij projekti për Anamoravën dhe qytetarët e kësaj ane, tha: Ne e kemi buxhetuar këtë projekt dhe jemi të sigurt se do të përfundojë në afat të caktuar.

Sipas tij, 22 kilometërshi i autostradës do të përfundoj në vitin 2019.

“Edhe pse kontrata është për 30 muaj, ne për herë të parë do të përfundojm një projekt që ka ndikim pozitiv edhe në aspektin e zhvillimit ekonomik, në qasjën e bizneseve si dhe në lëvizjën e lirë të qytetarëve dhe mallrave” , tha ministri Lekaj.

Ai tha, se Anamorava me këtë projekt ka përfituar mjaftë, projekt ky i cili do të përfundojë, gati pothuajse një vitë para.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme