Avdiu: Transformimi i FSK-së duhet të jetë në koordinim të plotë me shtetet e fuqishme të NATO-s

Prishtinë | 21 Sht 2018 | 11:56 | Nga

Plator Avdiu, nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), ka theksuar se mundësia që transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri të ndodhë përmes ndryshimeve kushtetuese, është hedhur poshtë në mënyrë definitive.

Ai në një prononcim për Telegrafin ka thënë se për dallim prej iniciativës së Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi e cila ka qenë sipas tij, e pakoordinuar me partnerët ndërkombëtare, kësaj radhe ka një situatë tjetër.

“Tash iniciativa e dytë e ndërmarrë nga Qeveria – ku është marrë vendimi dhe janë proceduar tri projektligje – ekziston një koordinim më partnerët, ndonëse nuk është koordinim i plotë”, ka shtuar Avdiu.

Ai mendon se Kosova duhet ta shtyjë përpara çështjen e transformimit të FSK-së, duke mos u bërë peng i asaj nëse do ta miratoj ose jo NATO këtë gjë, duke patur parasysh sipas tij, raportet e Kosovës me NATO-n edhe pse kanë kaluar 10 vite nga pavarësia.

“Kosova duhet të insistojë në bashkëpunim bilateral me shtetet e fuqishme të NATO-s. Të koordinohet me shtetet që na kanë njohur, duke u koordinuar në çdo hap me ta për ndryshimin e rolit të FSK në ushtri”, ka shtuar Avdiu.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme